E burgosur! Era Istrefi paralajmëron këngën, ja kur do publikohet

Këngëtarja Era Istrefi vazhdon të punojë shumë për tregun ndërkombëtar, ndërkohë që me 8 qershor do të sjellë këngën e re.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo pyeti ndjekësit nëse janë gati për këngën “Prisoner”, që përkthehet e burgosur.

Nga video e shkurtër që ka publikuar, kuptohet që ka një melodi ritmike por nuk dihet ende si do jetë hiti i ri nga Era. Ndërkohë ajo po përgatitet për performancën e saj në hapjen e Botëror 2018 në Rusi, së bashku me Ëill Smith dhe Nicky Jam.