Shkëmbi merr drejtimin e Teutës në Kategorinë Superiore

Bledi Shkëmbi është emëruar trajneri i ri i Teutës. Ish-kapiteni i Skënderbeut do të drejtojë durrsakët në sezonin 2018-2019.

Pas eksperiencës te Liria e Prizrenit, tashmë do të provojë për herë të parë një aventurë në drejtimin e një skuadre të Kategorisë Superiore. Si lojtar Shkëmbi ka veshur gjithashtu fanellën e Teutës.

Gjatë sezonit 2000-2001 dhe në vitin 2007, Shkëmbi luante për fanellën e Teutës, ndërsa në këtë moment ka marrë drejtimin e durrsakëve, të cilët mbijetuan vetëm në javët e fundit të kampionatit.