Islami: Rrënim i Rilindjes, largimi dhe ndëshkimi i Ramës

  Flet për “Koha Jonë”, ish-deputeti i PD-së, Kastriot Islami: Qytetarët preferojnë të largohen se sa të protestojnë kundër Ramës

Intervistoi: Jonida Halili

 Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami në një intervistë për Gazetën “Koha Jonë” ka deklaruar se përfaqësuesit e qeverisë Rama kërkojnë të përcaktojnë qëllimin dhe synimet e protestës së opozitës. “Kjo situatë paradoksale ka një shpjegim: Rama kontrollon të gjithë institucionet, bizneset e mëdha, shoqërinë civile, median kryesore, drejtësinë dhe tani kërkon të kontrollojë edhe veprimet e opozitës”, shprehet ish-deputeti i PD.

Z.Islami më tej thotë se protesta ja arriti qellimit dhe ky ishte paralajmërimi i fundit, pasi sipas tij protesta e radhës do të jetë finalja për të larguar Ramën nga pushteti.

Më tej Islami paralajmëron se opozita po përgatit dosje me fakte e prova për të ndëshkuar ministrat e korruptuar të lidhur me krimin e trafiqet e drogës.

Protesta e 26 majit duket se u mbyll pa arritur qellimin e saj, të paktën nuk u përmbushën pritshmëritë sa i takon numrit të protestuesve. Çfarë ndodhi me ta?

Qëllimin dhe synimet e një proteste, si dhe vlerësimet aposteriori për protestën i bëjnë organizatorët dhe ata që kanë qënë pjesë e diskutimit për organizimin e saj. Nuk me duket normale, madje më duket sharlataneske që kundërshtarët e protestes, më konkretisht përfaqësuesit e qeverisë Rama apo mediat e saj klienteliste të paguara me paratë e korrupsionit qeveritar, të krimit dhe trafiqeve japin konkulzione për protestën. Kjo situatë paradoksale ka një shpjegim: Rama kontrollon të gjithë institucionet, bizneset e mëdha, shoqërinë civile, median kryesore, drejtësinë dhe tani kërkon të kontrollojë edhe veprimet e opozitës. Madje shkon edhe më larg kërkon të përcaktojë edhe qëllimin e synimet e protestës së opozitës dhe madje edhe bën vlerësimin nëse ajo u realizuar ashtu sic e dëshëronte Rama. Kjo ndodhte vetëm në diktaturë që mesa duket s’ndodhet shumë larg. Unë s’pranoj të bie në këtë kurth dhe të bëhem pjesë apo garniturë e kësaj axhende të Ramës që kërkon të kontrollojë edhe opozitën dhe veprimet e saj. Kjo është arsyeja që neveris këtë lloj qasje. Dhe respektoj gjithcka kanë vendosur dhe vlerësojnë organizatorët. Ata më mirë se kushdo tjetër mund të flasin në përgjithsi dhe në detaje për këtë çështje, pra edhe për protestën e 26 majit 2018.

 

Sipas jush, cilat nga objektivat e vendosura nga opozita u arritën në këtë protestë?

 

Përsëris, duke insistuar në atë që thashë më lart. Ky është një kurth i ngritur nga Rama me synim për të bërë diversion brenda opozitës dhe/ose për të kontrolluar veprimet e opozitës. Prandaj besoj dhe mbështes gjithçka të vendosur dhe të vlerësuar pas protestës vetëm nga organizatorët dhe refuzoj me neveri të komentoj deklaratat e Ramës dhe të klientelës së tij për cdo veprim të opozitës. Rama s’ka përse të thotë se protesta e opozitës paska qënë e vogël apo s’ja paska arritur qëllimit, sepse realisht Rama u fsheh dhe friksua nga kjo protestë. Kur protesta paqësore mbaroi ai doli si gjeli majë plehut dhe recitonte marrëzitë e tij të zakonshme si frikacaku që këndon me zë të lartë në pyll. Nga ana tjetër qëllimi dhe synimet e opozitës, të artikuluara nga drejtuesit e opozitës më duken realistë, në gjithcka ata kishin vendosur dhe për të gjithë vlerësimet e shpjegimet që ata bënë pas protestës. “Protesta ja arriti qellimit! Ky ishte paralajmërimi i fundit! Besoj tjetra do të jetë finalja!” Nuk kam asgjë më shumë për të shtuar lidhur këto vlerësime të organizatorëve. Veçse të artikuloj dështimin e Ramës dhe medias të tij klienteliste për të nxirrë opozitën dhe relativizuar protestën e saj.  Në këtë këndvështrim, kjo protestë testoi dhe provoi edhe marrëzinë e Ramës për të vënë nën kontroll opozitën dhe kontrolluar protestën e saj.

 

A mendoni se ishte forma e duhur, mënyra se si u zhvillua kjo protestë? Mos të harrojmë përplasjet e shumta mes qytetarëve dhe uniformave blu gjatë ditës së protestës. A ishte kjo në skenarin e opozitës, që të kishte dhunë, apo doli jashtë parashikimeve?

 

Unë mund të them se protesta u konceptua dhe realizua si protestë paqësore, atë të dhunshme e dëshironte që pa filluar Rama. E provokoi për të qënë e dhunshme policia e Rama-Xhafajt. Dhe e përshkroi si të dhunshme zyra e Dizinformimit të Fuga-Ramës dhe mediat e tij mjerane apo neokomuniste. Madje Rama urdhëroi edhe dhunë ndaj protestuesve. Rasti më tipik është ai i dhunës policore, me urdhër të Ramës, ndaj kryeredaktorit Bledi Kasmi. S’ka ndodhur në këto 27 vjet që të gjakoset kryeredaktori i gazetës opozitare. Ky është një alarm për të gjithë gazetarët e ndershëm por edhe një sinjal alarmi për të gjithë qytetarët se ky regjim oligarkik, policor duhet të largohet përmes protestave masive, të mëdha e të qëndrueshme. Koha nuk pret!

 

Nga ana tjetër, ngul këmbë edhe njëherë që të gjitha përgjigjet e pyetjeve që ju më bëni ju përkasin organizatorëve të protestës dhe vetëm atyre. Gjithçka tjetër, pra vlerësimet e Ramës dhe klientelës së tij, që e sulmonin paraprakisht protestën dhe vazhduan ta sulmonin edhe pas realizimit të saj janë vecse tymnajë e përhapur nga Rama dhe media e tij mjerane e “fake neës”. Për shkak të formimit dhe ekperiencës nuk me lejohet të bie në këtë kurth naiv dhe mediokër të Ramës.  Prandaj e preferoj të zbuloj skenarin e pështirë të Ramës për të nxirrë protestën, për të deformuar qëllimin dhe synimet e saj, dhe për të tjetërsuar vlerësimet lidhur me zhvillimin e saj.

 

Së fundimi, pas protestës janë zhvilluar mbledhje mes grupit të PD dhe LSI. A do ketë një fokus të aksionit të ri të opozitës?

 

Kjo është një detyrë e lidershipit të partive opozitare dhe besoj se ata jo vetëm kanë menduar se çfarë do të programojnë por edhe tashmë kanë programuar e kalanderizuar veprimet opozitare për periudhën e ardhshme, afatshkurtër dhe afatmesme. Shpresoj që protesta e ardhshme të jetë finalja në kuptimin që ajo do të largojë Ramën nga pushteti.

 

Çfarë duhet të bëjë opozita pas 29 qershorit? Protesta, bojkot apo djegie të mandateve, cilat mund të jenë opsione më të mira për aksionin e opozitës?

 

Protesta e 26 majit përsëris ishte paralajmërimi i fundit për Ramën; gjë që mund të kishte ndodhur edhe këtë radhë por Basha shmangu shpërthimin e revoltës qytetare.

 

Opozita po bën mirë denoncimin e situatës së rëndë të krijuar nga Qeveria Rama. Po demaskon dhe paralizon parlamentin e korrrupsionit, krimit, trafiqeve e të mediokritetit. Po përgatitet dosje të me fakte e prova për të ndëshkuar ministrat e korruptuar dhe ata ministra të lidhur me krimin e trafiqet e drogës. Dhe këtë veprim reagues po e kryen në parlament nga i cili maxhoranca po largohet si asnjëherë në këto 27 vjet. Në konferenca shtypi. Në programet e ndryshme televizive. Dhe në takimet e kryetarve të opozitës me qytetarët. Përfshi edhe protestat.

 

Këto të gjitha janë mesa duket të pamjaftueshme.

 

Mesa duket qytetarët ende preferojnë të emigrojnë dhe s’janë të gatshëm të sakfrikojnë përmes të largojnë Ramën përmes  protestave masive e paqësore disa ditore.

 

Disa nga veprimet, komplementare, pra pa përjashtuar asnjë nga propozimet e deritanishme, të bëra publike apo ato që janë në diskutim brënda forumeve partiake, që do të mund të ndërmerrte opozita, do të ishin:

 

  1. hartimi i një platforme alternative të qeverisjes. Përmes një bashkëbisedimi apo dialogu me qytetarët apo grupe të vogla interesi duhet të përgatiten mini-platforma për zgjidhjen e të gjithë halleve dhe shqetësimeve kryesore që kanë qytetarët. Këto mini-platforma duhet të jenë të thjeshta dhe të realizueshme lehtësisht dhe që të jenë të tilla duhet të jenë propozime të vetë qytetarëve apo të pranuara e plotësuara prej tyre. Duke dëgjuar prej qytetarëve sesa duke bërë deklarata, monologje apo duke ju deklamuar zgjidhje të parafabrikuara që nuk i beson më askush. Duhet hequr dorë nga premtimet e përgjithshme dhe mediatike sepse ato jo vetëm nuk krijojnë besim por në të kundërtën krijojnë perceptimin se edhe opozita sillet njësoj sic u soll maxhoranca kur kërkonte votën. Materiali duhet të jetë i shkurtër dhe i kutpueshëm, por mbi të gjitha zgjedhjet e propozuara duhet të jenë të realizueshme.

 

  1. ngritja e një ekip sa më të madh, gjithëpërfshirës, të qeverisjes së ardhshme. Qytetarët do të krjonin besimin nëse do të kishin mundësi të takonin dhe bisedonin me individë që ju ngjallin shpresë. Një bashkësi individësh që njerëz do të zgjidhin realisht hallet e tyre. Prandaj e gjithë opozita duhet të ngrejë urgjentisht “ekipin e qeverisjes”. Bazuar në parimin e meritës, ku do të duhen të përfshihen individë me të aftë e me eksperiencë, me vlera e kontribute dhe të motivuar e të sakfricës për të zgjidhur hallet e shqetësimet e qytetarëve. Individë me integritet që ngjallin përshtypjen pozitive dhe shpresë te qytetarët. Ky proces duhet te jëtë gjithpërfshirës dhe përbashkues, duke përfshirë të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë tranzicionit por edhe të rinj energjikë, të shkolluar brënda vëndit dhe jasht. Nga të gjithë forcat politike opozitare që do të pranonin të bashkëpunonin. Individët, anëtarë të ekipeve të qeverisjes së nesërme mund të propozohen apo miratohen, përmes mekanizmash adekuatë e transparentë nga qytetarët dhe jo të imponohen nga partitë apo të parashutohen prej tyre.

 

  • Bashkimi i të gjithë forcave opozitare në një projekt të përbashkët. Krahas ngritjes së mekanizmave për afrimin e të gjithë kontributeve brënda cdo formacioni politik duhet të nisë një diskutim i brëndshëm për ‘aleancën” e ardhshme zghjedhore dhe/ose eventualisht qeverisëse bazuar në parimet e kosto-përfitimit, natyrisht duke i dhënë me prioritet rëndësi integritetit të aleancës, respektimit të dallimeve ideore e programore dhe tentuar bashkërendimin e tyre, cilësisë dhe imazhit të ekipeve të cdo formacioni, e tjerë. Me synim maksimalizimin e suksesit elektoral. Krahasa diskutimeve brënda cdo formacioni politik, dhe pasi të jenë marrë vendimarrjet përkatëse fleksibël, duhet të nis urgjentisht procesi i konsultimeve dhe negocimeve mes formacioneve politike për të mundësuar ngritjen e një aleance efikase në të gjithë aspektet dhe solide aftagjatë.

 

  1. Reformimi dhe përmirësimi i organizimit partiak e elektoral. Opozita në përgjithsi dhe PD në vecanti duhen urgjentisht të merren seriozisht me ngritjen dhe vënien në lëvizje të struktuarave organizative të partisë dhe kthimin e aktivizimin e tyre ne formatin elektoral adekuat, bazuar në ndarjen gjeografike sipas bashkive apo qarqeve zgjedhore, madhesisë së tyre. Ky organzim duhet të ketë për qëllim vendosjen e kontakteve të cdo individi, anëtar të kësaj skeme organizative, me të gjithë votuesit përmes një sistemi të qartë dhe të auditueshëm të “patronazhit”. Ky sistem do të mundësonte kontakte kapilare të përditshme me votuesit për një komunikim njerzor me ta dhe për të përcuar të gjithë zgjidhjet apo grumbulluar prej tyre të gjithë propozimet apo komentet për zgjidhejn e halleve e shqetësime të tyre.

 

  1. Krijimi i një grupi politik dhe ekspertësh për informimin dhe komunikim me partnerët ndërkombëtarë. Ndonëse i gjithë suksesi i ardhshëm do të varej kryesisht nga veprimet e aleancës opozitare, nuk duhet neglizhuar roli dhe ndikimi i faktorit ndërkombëtar, vecanërisht i partënerëve ndërkombëtarë, aq më shumë që Shqipëria është vendi anëtar i NATO dhe mendohet të hapë së shpejti negociatat me BE, dhe në partneritet me SHBA e BE. Duhet të ngrihet një grup ekspertësh me eksperiencë e të rinj, që do të përpunonte/hartonte një platformë informimi e komunikimi me partnerët ndërkombëtarë e përfaqsuesit e tyre në Tiranë duke mbajtur kontakte të shumëllojshme për të paraqitur me realizëm situatën e vëndit.

 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pak ditë më patë rifitoi lirinë, në një kohë që ambasadori amerikan Donald Lu bëri thirrje që procesi të mos jetë i ndikuar nga pushteti dhe presioni. Si e shihni këtë situatë? A duhet t’i rikthehet opozita çështjes “Tahiri” në këtë rast?

 

Opozita duhet të vazhdojë të veprojë për shkatërrimin pa kompromis të lidhjeve të ngushta mes Ramës, qeverisë dhe maxhorancës së drejtuar prej tij me krimin e trafiqet. Cështja Tahiri është njëra prej tyre. Cështja Tahiri s’është lënë në asnjë moment në harresë. Sepse lidhjet e Tahirit me trafiqet e drogës kanë kaluar e vazhdojnë të kalojnë pëmes Ramës. Sa herë që flitet për lidhje të shtetit me krimin nënkuptohet Tahiri. Dhe sa herë përmendet emri i Tahirit nënkuptohet edhe i Ramës.  Pra sa herë flitet për familjet mafioze nënkuptohet Rama-Tahiri. Sa herë flitet për bandat e krimit nënkuptohet Rama-Tahiri. Po e njëjta gjë mund të thuhet për Xhafajn. Largimi i Xhafaj-Tahiri është i lidhur me largimin e Ramës, po ashtu sic edhe largimi i Ramës do të thotë fundosje e bandës dhe klientelës së tij ku bëjnë pjesë Tahiri, Xhafaj, ministrat e korruptuar apo inkriminuar, kryetarë të korruptuar e të inkriminuar të disa bashkive, apo shtetarë të lidhur me bandat e krimit e trafikantët.

 

Vendet kritike së fundmi kanë shprehur një qendrim me pozitiv, sa i përket hapjes së negociatave. Ndërkohë ju keni shprehur se procesi është i vështirë. A do këtë surprizë në vendimin e qershorit?

 

Qëndrimi im bazohet në dy shtylla:

 

Së pari opozita duhet të thotë të Vërtetën për situatën alarmante në Shqipëri sepse e Vërteta s’e pengon hapjen e negociatave, madje e ndihmonë atë. E Vërteta duhet thënë me zë të lartë dhe ky është misioni kryesor i opozitës që është edhe mision moral. Nëse opozita s’e thotë të Vërtetën është e destinuar të pushojë se ekzistuari. Nëse opozita s’lufton për të Vërtetën ajo nuk mund të ketë mbështetjen qytetare, ky është një kusht i nevojshëm. Opozita të Vërtetën e saj me fakte dhe prova duhet tja bëjë me dije shqiptarëve dhe ndërkombëtarve. Ndërkombëtarët për më tepër zotërojnë të gjithë mekanizmat, instrumentat dhe ekspertët për të skanuar me Vërtetësi realitetin shqiptar, pavarësisht se Rama përpiqet të kompromentojë ndonjë prej tyre me teknologjinë e Dipolomacisë së Kanabisit duke imituar Diplomacinë e Kavjarit. Të Vërtetën mbi realitetin shqiptar e di edhe Merkel, edhe Makron, edhe Komisioni Europian qe per publikun ka shkruar nje raport të sheqerosur kurse brënda zyrave të Brukselit qarkullon vleresime mbi të VËRTETËN për situatën e korrupsionit, krimit, trafiqeve dhe pastrimin e parave të kryera me dashje nga Rama. Askush nuk është në gjëndje të fshehë të Vërtetën. Edhe sikur opozita të heshte, qytetarët e revoltuar do të duhet të protestojnë. Korrupsioni i Ramës dhe 5-6 ministrave të tij do të nxisë me siguri revoltën qytetare për largimin e  Ramës dhe ndëshkimin e tij dhe të ministrave të korrptuar e të inkriminuar.

 

Së dyti, jam dakord me qëndrimin e opozitës, që pavarësisht gjëndjes së tmerrshme në të cilën ndodhet Shqipëria, ka vendosur të kërkojë mbështetjen tek partnerët e saj për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë. Kjo mund të duket e cuditshme apo paradoksale, por është reale në kushtet e një rregjimi oligarkik, kriminal e autoritar që kontrollon gjithcka përmes kapjes së shtetit dhe lidhjeve të qeverisë me krimin dhe trafiqet. Dhe po hedh në humnerë ekonominë e vëndit përmes prishjes se rregullave të tregut, duke stimuluar koncesionimin e gjithckaje publike dhe duke monopolizuar gjithcka private. Shqipëria është në një udhëkryq shumë të rrezikshëm; mjafton të shikoni sesi po fundoset euro që po rrëmon shumë biznese dhe të kujtoni parashikimin e bankës Botërore që pas disa vitesh vendi do të zbraset dhe ata që do të jetojnë e punojnë në Shqipëri do të jenë sa 25 përqind e popullsisë së sotme. Kjo është një qeverisje antikombëtare që po vë në dyshim ekzistencën e kombit shqiptar. Nesër do të jetë shumë vonë për ta kuptuar nëse nuk merren masa sot dhe s’reagohet fuqimisht e me përgjegjësi. Kjo ka ardhur për shkak se vëndin e drejton një Qeveri e Korruptuar, e Inkriminuar, e lidhur me Trafiqet e pastrimin e parave të pista dhe mbi të gjitha në përbërje të së cilës është Paaftësia dhe Mediokriteti, Dhe si sjellje tipike ka Arrogancën dhe Mashtrimin. Prandaj opozita kërkon më cdo kushte të hapen negociatat me BE sepse “dara” e BE do të mund të shtërngonte këtë qeverisje të papërgjegjshme të të paaftëve për të përshpejtuar largimin e saj.

 

Por cila është sipas jush e vërteta?

 

E Vërteta ka disa elementë. Ja disa raste raste që tregojnë të Vërtetën mbi Ramën dhe qeverisjen e tij. Rama mbi të gjitha as do dhe as punon për integrimin europian. Për këtë arsye Rama largoi mbi 20 profesorëve të laureuar në perëndim dhe që kishin mbajtur mbi shpatulla reformimin dhe modernizimin e PS dhe bëri zëvëndësimin e tyre me 20 individë me rekorde kriminale. Ky është një veprim i qëllimshëm dhe i mirëmenduar vetëm për sigurimin e pushtetit të tij personal. Ky është një veprim që tregon qartë se Rama nuk e do dhe nuk punon për integrimin në BE. Sepse individët me rekorde kriminale Rama i përdori për të blerë vota dhe kërcënuar votuesit, veprime që nuk do të mund ti bënte me profesorët e laureauar në perëndim. Të gjitha këto veprime janë kryer për ti siguruar pushtetin personal por që janë në kontradiktë me integrimin e vëndit në BE. Rama ka vendosur në krye të ministrisë së brëndshme persona me lidhje familjare me trafiqet e drogës; ndërkohë që vetëm një kryeministër që s’do të dëshëronte realisht hapjen e negociatave do ti drejtohej rezervuarit të individëve me lidhje të dyshimta me trafiqet e drogës për të caktuar ministrin e brëndshëm. Rama duke menduar vetëm për zotërimin i vetëm të “tepsisë dhe timonit të pushtetit” dhe duke mos e carë kokën fare për integrimin ideoi, realizoi dhe orkestroi strategjinë e Kultivimit masiv të Kanabisit. Rama për të siguruar një pasuri të paligjshme, që në vitin 2013 vlerësohej nga OSBE 200 milion euro të fshehura në llogari off shore në emër të të vëllait dhe jetëgjatësi pa limit në pushtet, që nga dita e parë në Bashkinë e Tiranës ideoi dhe krijoi grupin e oligarkisë klienteliste duke u shpallur haptas kundër integrimit në bashkësinë e vlerave të vendeve europiane. Rama duke e bazuar të gjithë drejtimin e shtetit në propagandë dhe mashtrime ideoi dhe ngriti grupin e manjatëve të medias klienteliste duke vendosur nën kontroll shumicën e medias dhe imituar në këtë mënyrë rregjimet autoritare ku pushteti-media-biznesi janë vetëm në një dorë, nën kontrollin e tij. Rama i friksuar nga ndëshkimi pas humbjes së pushtetit arriti të vendoste nën kontroll gjyqsorin për të mos ndëshkuar lidhjet e qeverisë me korrupsionin, krimin dhe trafikantët dhe për të bërë gjueti shtrigash ndaj kundërshtarëve politike; kjo është një praktikë anti-integrim që tregon se Rama as do dhe as nuk punon për hapjen e negociatave por vetëm për pushtetin e tij personal. Rama nuk ka model as një lider europian, dhe kjo e ka shtyrë të krijojë lidhje dhe marrëdhënie personale të dyshimta me drejtues autoritarë nga vende që nga BE klasifikohen si rreziqe për Ballkanin Perëndimor dhe që punojnë kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

 

Ka disa qendrime të Kryeministrit që paralajmërojnë mos marrjen e statusit edhe për shkak të akuzave të opozitës. Si ish-ministër i Jashtëm sa mendoni se denoncimet e opozitës kanë ndikuar në Bruksel?

 

Kjo është akuzë qesharake e një kryeministri mediokër, karagjoz e sharlatan. Rama ka bërë dhe bën gjithçka vetëm për pushtetin e tij personal. Gjithcka tjetër që thotë është gënjeshtër, demagogji, mashtrim. Rama gjykon se integrimi i vëndit është pengesë e madhe për forcimin pa kufi të pushtetit të tij personal.  Prandaj Rama s’punon realisht për integrimin e vëndit, apo më saktë në këto momente për hapjen e negociatave. Rama i ndodhur përballë një vendimarrjeje të BE për mos hapjen e negociatave, ndjehet në thelb shumë i lumtur që dëshira e tij anti-integrim është realizuar por ndërkohë përpiqet që të maskojë gëzimin e tij duke ja hedhur fajin të tjerëve për këtë vendim të vëndeve të BE. Rama ka frikë nga e Vërteta dhe sulmon edhe të Vërtetën duke e cilësuar atë “ baltë të opozitës”. Prandaj sulmon Opozitën që e ka bazuar veprimin e saj mbi të Vërtetën. Rama preferon Mashtrimin dhe kompromentimin për të vrarë të Vërtetën.

 

Në shumicën e rasteve kur Rama shikon se e Vërteta e opozitës po besohet ne krahasim me Mastrimin e tij, fillon dhe ja hedh fajin opozitës. Jo rrallë Rama ja hedh fajin edhe forcave ekstremiste në Europë. Disa herë edhe deputetëve gjermanë apo hollandezë apo disa të tjerëve si Krichbaum, i cili sppas tij është furnizuar me “baltë” nga opozita shqiptare. Kulmi arriti kur Rama në mënyrë badisteske urdhëroi sulmin me sajesa e shpifje monstruoze ndaj Krichbaum. Të gjitha këto e kanë shtyrë opozitën të artikulojë me forcë dhe pa asnjë kompleks vetëm të Vërtetën duke insistuar njëkohësisht për hapjen e negociatave, ndonëse disa njerzve iu duket e cuditshme dhe demagogjike që në situatën që ndodhet Shqipëria, opozita kërkon hapjen e negociatave. Opozita kërkon me insistim hapjen e negociatave për të monitoruar Edi Ramën. Pra thënë ndryshe, opozita përmes hapjes së negociatave gjykon se mund të vendosë nën darën e hekurt dhe nën presionin ndërkombëtar qeverinë e korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet. Opozita vlerëson se kjo do të mund të ishte “rruga e vetme e butë” për të shmangur revoltën popullore për largimin nga pushteti të këtij rregjimi oligarkik e të inkriminuar e cila do të shpërthente nëse Rama do të provokonte apo ofendonte opozitës sic bëri duke i krahasuar qytetarët me “organin seksual që nuk ngrihet”.

 

Si do të ishte dhe si do të realizohej “fundi i Ramës” për të cilën flisni ju?

 

Opozita duhet të bëjë të qartë dhe qytetarët duhet të binden se fundi i Ramës është jo vetëm i pashmangshëm por edhe shumë i afërt. Ky fund i tmerrshëm do të kalojë përmes tre momenteve:

 

  1. rrënim i qeverisjes së tij deri në vithisje përmes protestave masive disa ditore e deri revoltave nëse policia e Ramës do të përndjekë e survejojë opozitën apo do të kërcënojnë e godasë qytetarët;
  2. largim nga pushteti me votën e lirë e të ndershme, përmes ndryshimit të Kodit Zgjedhor, dhe
  • ndëshkim përmes një procesi penal model dhe/ose eventualisht arratisje e Ramës nga vëndi për të mbetur një individ apartid bredharak e azilkërkues, duke cliruar njëkohësisht drejtësinë nga diktati i mafies dhe Ramës.

 

Opozita duhet ti bëjë të qartë shqiptarëve dhe ndërkombëtarve se fundi i tmerrshëm do të jetë proporcional me bëmat e Ramës dhe represionin e policisë e kërcënimet e bandave të krimit. Po ashtu Ramës i duhet bërë e qartë se gjithe pasuria e tij e paligjshme, në formë pronash apo pasuri bankare të fshehura në llogari off shore do të konfiskohet, për të mos e lejuar atë të vazhdojë të tallet me shqiptarët edhe pas largimit nga pushteti apo arratisjes nga vëndi. Po ashtu të gjithë bëmat e tij e të ministrave të tij do të ndëshkohen rëndë.