Yjet e Serbisë do të marrin një shpërblim të çmendur nëse fitojn Kupën e Botës

Yjet e Serbisë do të kenë një motiv më shumë për të shkëlqyer gjatë kësaj vere në Kupën e Botës. Presidenti, Aleksandër Vuçiç ka premtuar një shpërblim të majmë për futbollistët në rast se do të arrihen disa objektiva të caktuara.

Kreu i shtetit ka garantuar publikisht shpërblimin më të madh të të gjitha kohërave në rast suksesi në Botërorin “Rusi 2018”.

“Nëse do të arrini të sillni Kupën e Botës në Serbi, ne si qeveri premtojnë një shpërblim prej 10 milionë eurosh për grupin prej 23 lojtarësh, 5 milionë euro nëse arrini deri në finale dhe 500 mijë euro në total në rast kalimi të fazës së grupeve. Ndoshta për shumë prej jush shuma që mund t’iu garantohet secilit nuk ju mahnit, pasi mund të fitoni shumë më shumë në klubet tuaja, por kjo është shtysa për ne si qeveri për t’iu treguar se sa e mirëpresim që ju të paraqiteni sa më mirë në Botëror”, tha Vuçiç.

Kujtojmë që Serbia është pjesë e Grupit E, së bashku me Kosta Rikën, Brazilin dhe Zvicrën.