Vjeshta do të jetë më e nxehtë se vera e këtij viti

Kemi hyrë në stinën e verës. Parashikuesit e motit thonë se muajt korrik-gusht do të jenë nga muajt më të nxehtë të këtyre vitëve.

Më pas vjen vjeshta, e cila do jetë më e nxehtë se vera, pasi opozita pas datës 26 maji ka vendosur, me sa duket, që përditë e në çdo takim nëpër rrethe ta acarojë kryeministrin me prita, protesta, parulla dhe sharje. Kjo do zgjasë aqsa Edi Rama do jetë në “takime me popullin”. Por nga mesmuaji qershor fillon kampionati botëror në Rusi. Natyrisht që njerëzit nuk kanë atë motiv dhe kohë që të merren edhe me protesta masive, kur kanë ndeshjet e botërorit, ku luajnë Gjermania, Franca, Argjentina, Brazili, Anglia, Spanja e plot të tjera. Më pas vjen korrik-gushti sezon pushimi e plazhi, ndonëse varfëria nuk do të largohet. As krimi nuk do të bëjë pushim. Mafia punon me shumë kur populli nuk ndjehet.

Por në fillim shtatori politika kthehet në punë, në përballje. Opozita nuk ka asnjë ditë për të humbur pas fillimshtatorit. Ka një plan. Radikalët në PD po bëjnë presion gjithnjë e me shumë mbi Lulzim Bashën për ta rrëzuar këtë vjeshtë Edi Ramën. Me çdo formë e mënyrë. LSI përherë është gati kur flitet për të larguar Edi Ramën.

Kjo vjeshtë do jetë shumë e nxehtë, bile temperaturat e muajit korrik-gusht nuk do jenë asgjë përballë “temperaturës” së përplajses finale në këtë vjeshtë.

Edi Rama e di, ka informacone, ndaj po përgatitet për të shkuar edhe vetë në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet vendore në muajin maj-qershor 2019. Por PD-LSI nuk pranojnë më zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo do sjellë përplasje, bile fizike mes turmës dhe pushtetit.

Do jetë vjeshtë e nxehtë! Mbajeni mend, ndaj “freskohuni” me të nxehtit e korrik-gushtit.

S.P.