Nga Spanja: Alison i ka dhënë fjalën Real Madridit

Porieri i Romës, Alison Beker sezonin e ardhshëm pritet që të luajë me skuadrën e Realit të Madrit. Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se madrilenët janë të gatshëm për të paguar 60 milionë euro gjatë kësaj vere për të rrëmbyer portierin brazilian, por Roma kërkon jo më pak se 90 milionë euro.

Për momentin gardiani po mendon vetëm për Kupën e Botës, por ai i ka dhënë fjalën për t’u transferuar në Madrid gjatë kësaj vere.

Në garë për portierin e Romës janë edhe Liverpuli, por në orët e fundit është edhe Çelsi, pasi Kurtua ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2019. /Koha Jonë/