Hoxha-policisë: Lëri qytetarët të protestojnë, ushqehesh me taksat e tyre

Protesta e demokratëve sot në Elbasan është shoqëruar dhe me konfrontime me policinë.  Disa të rinj të PD përplasen me një nga oficerët e Gardës, teksa ky i fundit ka tentuar t’iu marrë pankartën që mbanin në duar me parullë kundër kryeministrit Edi Rama.

Protesta e demokratëve sot në Elbasan është shoqëruar dhe me konfrontime me policinë, por nuk kanë munguar dhe momentet interesante. Disa të rinj të PD përplasen me një agjent policie, teksa ky i fundit ka tentuar t’iu marrë pankartën që mbanin në duar me parullë kundër kryeministrit Edi Rama “Mirësevjen o pasha i drogës’.

Në këtë moment ndërhyn një hoxhë, i cili kundërshton agjentin e policisë, duke i kërkuar të lërë qytetarët të protestëtojnë, teksa i kujton se ai paguhet pikërisht nga taksat e qytetarëve, dhe ndaj duhet t’i lërë ata të thonë fjalën e lirë.

Lëri qytetarët të protestojnë, ti ushqehesh me taksat e qytetarëve. Nuk je mercenar këtu, lëri të shprehen.

Pas një rezistence të shkurtër, agjenti është tërhequr, ndërsa hoxha ka vijuar debatin me një tjetër person aty.