Strakosha: Me De Biazin e kishim më të lehtë kur stërviteshim!

Thomas Strakosha ka spikatur në sezonin që sapo u mbyll duke qenë vendimtar në shumë ndeshje te skuadra e Lacios në Itali. Portieri i talentuar shqiptar do të mungojë edhe në testin e radhës miqësor ndaj Ukrainës, por në një intervistë për “RTSH Sport”, ai ka komentuar ndryshimet mes De Biazit dhe Panuçit. Kështu, gardiani shqiptar shprehet se nuk duhet harruar se Europiani i parë i Shqipërisë ka ardhur nga De Biazi, ndërsa për Panuçin shprehet se lojtarët duhet të sillet si ushtarë me të.

“De Biazi ka bërë historinë e tij me kombëtaren shqiptare. Ne Europianin e parë që zhvilluam, e kemi bërë me De Biazin. Gjithashtu ky trajner besoi në debutimin tim. Tashmë Panuçi e ka edhe më të vështirë, pasi kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe mund të them se e nisim nga 0.

E kam parë shumë pak Panuçin deri në këtë moment, por lojtarët duhet të sillen si ushtarë me të. Me De Biazin e kishim më të lehtë kur stërviteshim”, u shpreh Strakosha.