Ndërron jetë në gjumë futbollisti 18-vjeçar në Angli

Skuadra e Mensfilld Taun ka njoftuar sot se kapiteni i ekipit të të rinjve, Rajan Evan ka ndërruar jetë në moshën 18 vjeç. Sulmues, i cili ishte dhe kapiteni i moshave të ekipit U-18, ka vdekur në shtëpinë e tij që ndodhet në Suadlikote.

Klubi në njoftimin për mediat e ka konsideruar si një “lider fantastik” dhe një nga ata që “gjithmonë kërkon të mësojë sa më shumë”. Së fundmi ai është pranuar edhe në ekipin e U-21.

“Jemi duke pritur për investigimet, por ja kemi bërë të ditur familjes se ai ka vdekur në gjumë në shtëpinë e tij. Nuk e dimë nëse ai ka pasur probleme me zemrën”, ka thënë një nga zyrtaret Stjuart Tejlor. Rasti në fakt është i ngjashëm me atë të Davide Astorit, i cili ndërroi jetë në gjumë në dhomën e hotelit të ekipit, disa muaj më parë. /Koha Jonë/