Makina përplas të riun

Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është aksidentuar nga një makinë në aksin rrugor Burrel-Milot. I riu raportohet se u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor Burrel-Milot, pranë njësisë administrative Baz,  shtetasi K.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Z.B, rreth 28 vjeç, banues në Burrel.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes  po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.