Gazetarët e pyesin për rënien e Vllaznisë, Voltana Ademi i habit të gjithë me reagimin e saj (VIDEO)

Gjatë një aktiviteti për festën e 1 qershorit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u pyet nga disa gazetarë në lidhje me mungesën e një reagimi për rënien e Vllaznisë nga kategoria.

Kryebashkiakja nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje duke i kërkuar gazetarëve të largohen për shkak se nuk është momenti i duhur për të folur për Vllazninë.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Ademi nuk është bindur dhe ka deklaruar se ditën e nesërme Bashkia e Shkodrës do të dalë në një njoftim zyrtar. Siç shihet edhe nga pamjet sjellja e saj është aspak e hijshme, ndërkohë që një nga njerëzit pranë saj ka tentuar që të largojë kamerat.