Basha survejohet? Ndreu ia merr gazit: S’besoj se policia ka luksin të humbë kohën me gjëra që s’i vlejnë!

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar pas lajmit se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe familja e tij survejohen 24 orë në 24 nga policia.

Në një status në “Facebook”, Ndreu pasi qesh e cilëson Bashën gjë pa vlerë, ndaj thotë se nuk e beson se policia e ka luksin të merret me të.

“Basha në survejim nga policia?! Hahaha…për çfarë ?! Se besoj se policia ka luksin me humbe kohën me gjëra që si vlejnë!”, shkruan Ndreu.

Ndërsa dy deputetë demokrat shkuan sot në polici për të marrë informacion për këtë çështje, Policia e Shtetit reagoi me një deklaratë ku mohoi kategorikisht se Basha dhe familja e tij ishin në survejim.

Pjerin Ndreu fb