Zidane tregon arsyet e dorëheqjes: Realit i duhej një ndryshim, një tjetër metodologji

Zidane pak minuta më pak ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Realit të Madridit. Në daljen për mediat strategu francez ka arsyetuar se ky ishte momenti i duhur për t’u larguar.

“Kam vendosur për të mos vazhduar më me Real Madridin. Kam folur me presidentin për motivet e mia që sollën këtë largim. Është një moment i përshtatshëm për t’u larguar. Kjo skuadër duhet që të vazhdojë që të fitojë, dhe ka nevojë për një ndryshim në pankinë. Flas për një tjetër metodologji punë, dhe për këtë arsye mora këtë vendim. I dua më të mirën kësaj skuadre, dhe presidentit, dhe do të jem i lidhur gjithmonë me këtë ekip. Ishte momenti i duhur për të ndryshuar ambient.

Mund të jetë një mirupafshim, Reali më ka dhënë shumë. Do të jem pran kësaj skuadre. Ky ishte momenti i duhur si për mua ashtu edhe për futbollistët. I kuptoj dyshimet që kanë lindur. Dua vetëm që t’i falënderoj tifozët dhe lojtarët, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur. Gjatë sezoni të fundit ka pasur momentet të komplikuara, vërshëllima të cilat qëndrojnë, i kuptoj pasi ky është Real Madrid. I falënderoj të gjithë deri të magazinieri apo doktori i skuadrës”, ka thënë Zidane në daljen për mediat. /Koha Jonë/