Studimi: 66% e mësuesve shqiptarë heshtin përballë bullizmit në shkolla

Edhe pse adoleshentët e komunitetit LGBTI shpesh bien pre e bulizmit, duket se mësuesit shqiptarë heshtin përballë këtij fenomeni. Sipas një studimi të realizuar nga Ambasada Pink, mbështetur nga ajo amerikane, rezulton se 66% e mësuesve nuk reagojnë kur këta te rinj diskriminohen ndërsa 9.3% të tjerë nuk i pranojnë dot adoleshentët e LGBTI në shkollë apo në klasë.

Bulizmi në shkolla është kthyer në një fenomen shqetësues për familjet por dhe për vetë nxënësit.

Pavarësisht kësaj, rezulton se 66% e mësuesve shqiptarë heshtin përballë bulizmit me bazë homofobinë dhe transfobinë.

Madje në studimin e realizuar nga Ambasada Pink dhe ajo amerikane rezulton se 9.3% e mësuesve nuk i pranojnë adoleshentët e LGBTI në shkollë apo në klasë.

Altin Hazizaj: “30% e mësuesve mendojnë se shkaku i diskriminimit të adoleshentëve është orientimi seksual.”

E pranishme gjatë publikimit të studimit, zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini, theksoi masat që ka ndërrmarë Ministria për të luftuar diskriminimin në shkolla.

Besa Shahini: “Ka filluar projekti i themelimit të shkollës së drejtorëve, që edhe drejtuesit e shkollave të kenë të gjithë informacionin për antidiskriminimin jo vetëm të komunitetit LGBTI por edhe minoriteteve apo grupe të tjera që mund jenë të margjinalizuara në Shqipëri.”

Studimi “Perceptimet dhe qendrimet e mesuesve ndaj adoleshentëve LGBTI” është realizuar duke marrë në pyetje mbi 300 mësues në 6 qytete Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Korçë.