PD i përgjigjet Gjiknurit për negociatat: Gënjeshtra e radhës, fondet e BE janë të deklaruara

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku thotë se ministri ka gënjyer me deklaratën e tij se “nëse negociatat nuk do të hapen, atëherë ne nuk do të mund të marrim më shumë fonde”.

Deputetja demokrate shprehet se vetë Europian në të gjitha raportet e tij ka deklaruar fondin e caktuar për Ballkanin Perëndimor.

“Fondet për vendet si Shqipëria janë përcaktuar që në vitin 2014 dhe Shqipëria do të përfitojë deri në vitin 2020, siç edhe shihet në foto”, shkruan Tabaku.
33992977_1765425413545416_7485913617930387456_n

POSTIM I PLOTE
Gënjeshtrat e radhës!

Siç është bere zakon, Damian Gjiknuri sot lëshoi gënjeshtrën e radhës. Deklaroi se nëse negociatat nuk do të hapen atëherë ne nuk do të mund të marrim më shumë fonde. Kjo është tërësisht e pavërtetë, pasi vetë Bashkimi Europian në të gjitha raportet e tij ka deklaruar fondin e caktuar për Ballkanin Perëndimor. Fondet për vendet si Shqipëria janë përcaktuar që në vitin 2014 dhe Shqipëria do të përfitojë deri në vitin 2020, siç edhe shihet në foto.

Por qeveria pak vëmendje i kushton të vërtetave sepse ajo jeton me gënjeshtrën më shumë se kushdo tjetër.

Njësoj gënjeu qeveria edhe për reformën në drejtësi duke thënë se implementimi i saj do të sillte më shumë fonde. Sot vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe natyrisht edhe pa fonde. Njësoj gënjeu qeveria edhe pas Reformës Territoriale të vitit 2015 duke i thënë shqiptarëve që do të ulen shpenzimet e qeverisë por ndodhi e kundërta dhe sot shpenzojmë 60 mln lekë më shumë..

Tanimë është bërë e udhës që qeveria të gënjejë, ministra të saj që kanë frikë mos u del mbi ujë ndonjë nga abuzimet e shumta fshihen pas këtyre gënjeshtrave. Pasi e kanë të qartë që koha po tregon atë çfarë ne kemi kohë që e themi: Kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe korrupsionin si mishi me thoin, dhe pikërisht kjo i bllokon negociatat.