“Ju flet Moska”: Plani për Shqipërinë rezervat të refugjatëve islamikë

Edhe sot në rubrikën e tij “Ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj ka folur për planin e Shqipërisë për të strehuar refugjatët islamike.

Kastriot Myftaraj: Ne shqiptarët u përkasim popujve me një zhvillim të kufizuar mendor. E kam fjalën për nga pikëpamja e mendimit dhe jo nga pikëpamja psikiatrike sic mund ta mendojë ndonjë bashkëkombas me zhvillim të ulët mendor. 

Ka një proverb që e shoqëron një fabul që e shpreh shumë qartë këtë. Është fjala e urtë “bëj o zot ëndërr”. Është historia e gomarit, i cili kur po e shqyente ujku tha: Bëj o zot ëndërr për skenën që po ndodhte. Është një histori domethënëse për popujt të cilët reagojnë dhe bëhen të vetëdijshëm për një rrezik të madh vetëm atëhere kur ai ndodh, jo kur shfaqen shenjat e tij, por kur realizohet. 

Kështu ndodhi me firmat piramidale. Kështu duket se do të ndodhë dhe me një histori tjetër, shenjat e së cilës, apo më saktë ajo që do të ndodhë u paralajmërua nga kryeministri Rama në Vienë. 

Zoti Rama bashkë me kancelarin Kurz folën për hapjen e një shtegu të ri të hyrjes së refugjatëve, nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë, Malit të ZI dhe më pas për të vijuar në Europë. 

Rama foli për një plan, në qendër të të cilit është Shqipëria. 

Rama: Ne nuk duam që në Shqipëri, njerëzit që vijnë, të merren nga një kufi e të hidhen në kufirin tjetër për të vazhduar rrugën, por duam të trajtohen në mënyrë dinjitoze, në mënyrë të rregullt dhe ne jemi të gatshëm që në këtë bashkëpunim, të vendosim në dispozicion të gjitha kapacitetet tona për të mundësuar nga njëra anë, garantimin e sigurisë së kufijve dhe nga ana tjetër, një trajtim dinjitoz të të gjithë njerëzve. Kështu që në këtë aspekt, unë e përsëris atë që tha Kancelari, që besoj se i kemi të gjitha mundësitë dhe besoj se kemi planin e duhur për ta parandaluar një rishfaqje të filmit të vitit 2015, që do ishte dramatik për të gjithë ne.

Kemi një plan thotë kryeministri dhe kur thotë kemi një plan me kancelarin e një vendi si Austria, austriakët njihen për saktësinë e tyre kryeministri nuk thotë se kush është plani, as zoti Kurz nuk pranon të flasë për këtë, por një detaj na e zbulon. 

Kryeministri thotë nuk do t’i marrim refugjatët nga kufiri shqiptaro-grek për ti çuar në kufirin me Malin e Zi apo me Kosovën, por do t’i trajtojmë me dinjitet me ndihmën e BE. Dmth refugjatët që vijnë nga bota islame do të qëndrojnë në Shqipëri, në kampe, në qytetet dhe shqipt të bëhen shtetas shqiptarë. 

Shumëkush mund të thotë që ata do përpiqen të shkojnë në Europë, por plani këtë ka qëllim ti kapë në kurth brenda territorit të Shqipërisë.

Në fillim të vitit është bërë një marrëveshje Xhafaj-Avramopulos dhe sipas kësaj marrëveshje Frontex do të veprojë në Shqipëri. 

Me këtë marrëveshje që Xhafaj ka thënë do të kalojë në Parlament po deri tani u bënë që në shkurt dhe qershor nuk ka kaluar. Kufirin tonë sidomos atë detar do të mbrojë Frontex. 

Qëllimi është që këta refugjatë mos kalojnë në Itali, por do t’i ndalojnë të kthehen në Greqi pasi të kenë hyrë në Shqipëri. Në Maqedoni nuk kanë çfarë të bëjnë sepse Hungaria ka ndërtuar gardhin dhe Serbia nuk e hap kufirin me Maqedoninë sic e bënte dikur. Mali i Zi ka thënë se do të ndërtojë një gardh, Hungaria është treguar entuziaste për ta ndihmuar si një bastion paraprak përpara dyndjes së refugjatëve. Ta ndihmojë madje me 25 milje gardh që është praktikisht pjesa më e madhe e kufirit tonë me Malin e Zi.

Atëhere ka një plan që gjithë këto flukse të refugjatëve të kanalizohen në Shqipëri dhe Shqipëria të behet një rezervat i këtyre refugjatëve islamikë. Gjë e cila është e tepër tju them për pasojat që do të ketë.

Do jetë një vend krejt i ndryshëm. Do jetë një vend që të keqen që do të shkaktojë kjo ardhje do jetë përtej çdo imagjinate. Është një nga ato gjëra që nuk është nevoja tua shpjegosh shumë, por mendoj se është një gjë që duhet ti shqetësojë të gjithë. Duhet ti shqetësojë shumë edhe ata që kanë votuar për këtë qeveri. Sepse për të sjellë 500 mijë sirianë, afganë etj., nuk ka mandat asnjë qeveri.

Është një temë për të cilët po heshtet, kryeministri lëshoi disa balona prove dhe pret reagimet, por reagimet nuk vijnë sipas asaj proverbës me gomarin. Është për të ardhur keq se reagimet do vijnë kur gomari ta përjetojë rrezikun.