Bufon është gati për të firmosur me PSG, por “vendos” UEFA

Tashmë është vendosur gjithçka. Xhixhi Bufon i ka thënë “Po” PSG për të firmosur një kontratë për 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro në sezon.

Edhe pse marrëveshja mes palëve është arritur prej disa ditësh martesa mes tyre nuk mund të celebrohet ende për faktin se Buffon është në pritje të përgjigjes së UEFA-s, nëse do të skualifikohet ose jo për reagimin e ashpër që pati ndaj gjyqtarit Oliver në fund të sfidës ndaj Realit të Madridit në Champions League.

Nëse bëhet realitet frika më e madhe e Bufon që është një dënim ekzemplar nga ana e UEFA-s atëherë kalimi i tij tek PSG mund të dështojë pasi 40-vjeçari italian po transferohet në Francë me një objektiv të vetëm të provojë sërish për të fituar trofeun e UEFA Champions League, këtë herë me fanellën e PSG, pasi me Juventusin nuk arriti që ta bënte nj gjë të tillë.