Zgjedhje të parakohshme? Vasili: LSI është gati që nesër

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se forca politike që ai bën pjesë është gati për zgjedhje të parakohshme.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News ai tha se LSI është gati që nesër.

Ilva Tare: Është koha, është momenti a është gati opozita për zgjedhje të parakohshme?

Petrit Vasili: Që nesër!

Ilva Tare: Ky është një skenar që LSI e mbështet,që të shkohet në zgjedhje të parakoshme?

Petrit Vasili: Që nesër, jo për të mirën e opozitës, por për të mirën e një Shqipërie që ka mbetur e mbërthyer në kthetrat e kriminelëv dhe trafikantëve

Ilva Tare: Po çfarë ka ndryshuar nga një vit më parë?

Petrit Vasili: Shkalla e denoncimit dhe ndërgjegjësimit dhe inkriminimit është sot shumë herë më e fortë se një vit më parë dhe për këtë mijëra qytetarë janë aty dhe mbështesin dhe i përgjigjen thirrjeve tona edhe në aktivitete shumë të mëdha që zhvillohen brenda pak ditësh.