Shqipëri-Kosovë, zbardhen formacionet zyrtare të miqësores vëllazërore

Shqipëria do të luajë pas pak minutash një miqësore vëllazërore ndaj Kosovës.  Panuçi ka zgjedhur të hedhë sot në fushë që nga minuta e parë dy debutuesit Ndoji dhe Guri, duke shpresuar që dëshira e tyre të bëjnë diferencën në një rreshtim ku mungojnë shumë nga titullarët e zakonshëm.

Në krahun tjetër, Shaland i ka besuar një rreshtimi shumë ofensiv, me emra si Rashica, Avdijaj, Zeneli e Muriqi që luajnë të gjithë që nga minuta e parë e takimit së bashku, me dëshirën për të shënuar në portën e Berishës.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, Cikalleshi.

Trajner: K. Panuçi

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Halimi, Shala, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Muriqi.

Trajner: B. Shaland