Befason këngëtarja shqiptare: Sapo vdiq vjehrri, ika në koncert

“Sapo u nda nga jeta vjehrri, ende pa u varrosur u detyrova ta lë në krevat në shtëpinë e vjehrrës e të nisesha në koncert”. Kështu deklaroi këngëtarja e këngës popullore Irini Qirjako. E ftuar në emisionin “Rudina” Qirjako ka befasuar me deklaratën e saj, teksa fliste për dashurinë e saj të madhe, këngën.

Këngëtarja pohoi se gjatë kohës që i kishte vdekur vjehrri, kishte një koncert, të cilin nuk mund ta anulonte, ndaj dhe ishte detyruar që të largohej ende pa u varrosur ai.
-640-0-5b0d7fea55803
“Sapo u nda nga jeta vjehrri, ende pa u varrosur u detyrova ta lë në krevat në shtëpinë e vjehrrës e të nisesha në koncert. Ishte shumë e vështirë sepse vjehrri, mua më ka dashur shumë. Mirëpo sa u ngjita në skenë, kënga më bëri të harroj gjithçka. Truri më punonte vetëm te kënga, artisti ka një përgjegjësi shumë të madhe në skenë. Janë të detyruar të harrojnë gjithçka dhe t’i dedikohen publikut. Asgjë tjetër nuk ekziston për ta. Unë nuk e anulova koncertin. Fillimisht sepse skenën e dashuroja shumë dhe ishin fillimet e mia të para, por ishte një koncert ku këngët e mia nuk mund të mungonin, pasi unë përfaqësoja jugun”, tha Irini Qirjako.