Avokati në Egjipt kërkon 1 miliard euro nga Ramos për dëmtimin e Salah

Ndërhyrja e Serxhio Ramos ndaj Mohamed Salah në finalen e Ligës së Kampionëve nuk ka zemëruar vetëm tifozët e Liverpulit, por edhe 95 milionë egjiptianë. Ata kanë lëshuar akuza e deri në kërcënime për numrin 4 të Real Madrid.

Avokati do formulojë akuzat ndaj Serxhio Ramos në një padi ku i kërkohen 1 miliardë euro dëmshpërblim. Në një televizion egjiptian, Basem Vahba u shpreh: “Ramos dëmtoi me dashje Mohamed Salah dhe duhet të ndëshkohet për veprimet e tij. Do të kërkoj kompensim, që mund të tejkalojë 1 miliardë eurot për dëmtimin fizik dhe psikologjik që Serxhio Ramos i shkaktoi Mo Salah dhe popullit egjiptian”.

Sakaq, peticioni online për “ndëshkimin” e Ramos ka arritur të mbledhë më shumë se 300 mijë firma në pak orë dhe po rritet me ritme të shpejta.