14 mijë bileta të shitura për miqësoren vëllazëroren Shqipëri-Kosovë

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë, mësohet se janë shitur deri tani 14 mijë bileta nga 22 mijë që janë në dispozicion për këtë përballje. “Vëllazërorja” do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Zvicër.

Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime në përballjen miqësore me Kosovën. Kundër përfaqësueses që drejtohet nga Bernard Challandes, trajneri Christian Panucci do të eksperimentojë thuajse në të gjitha repartet.

Një fanellë titullari pritet që të kenë Lika, Ndoj, Qaka dhe Sindrit Guri.