Pagesa e plotë e tarifës studentore, studentët e Mjekësisë nesër protestë

Pagesa e plotë e tarifës vjetore nga studentët ngelës në disa provime, i ka nxitur studentët e Universitetit të Shkencave Mjekësore të thërrasin nesër një protestë, duke bojkotuar mësimin në nivel universitar për 30 minuta.

Sipas kreut të Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Kelvi Pilinci, protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri në orën 11:30, ku studentët pretendojnë se detyrohen të paguajnë tarifën e plotë të vitit akademik, edhe pse kanë humbur vetëm 1 apo 2 provime.

“Nesër në ora 11:00-11:30 do të organizohet një protestë masive në Universitetin e Mjekësisë Tiranë në lidhje me pagesën e tarifës nga studentët. Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike kryesisht, detyrohen të paguajnë tarifën e plotë të vitit akademik, edhe pse kanë humbur vetëm 1 apo 2 provime. Për këtë arsye, nesër do te mblidhemi të protestojmë, duke bojkotuar mësimin në nivel universitar”- thotë Kelvi Pilinci, Kryetar i KSFSHMT, në njoftimin e tij për mediat.