Lu ”pushton” gazetat për dosjen ”Tahiri”: Presione dhe ryshfete gjyqtarëve

Deklarata e një dite më parë e ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu se ka presione dhe ryshfete për gjyqtarët, sot ka ”pushtuar” titujt e gazetave në vend. Dje për dosjen ”Tahiri”, ambasadori në ikje, tha se:

”Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Donald Lu.

Panorama: Ambasadori Lu kundër lirimit të Tahirit, mesazh për tre gjyqtarët: Para, presione dhe kërcënime.

Shekulli: Tahiri sot kërkon lirinë, Lu: Kemi dëgjuar për presione dhe ryshfete

Mapo: ”Dosja Tahiri”, Lu: Presione dhe ryshfete gjyqtarëve

Gazeta Shqiptare: Sot gjyqi i Tahirit, Lu: ryshfet gjyqtarëve