Si të rrisësh fëmijë të sjellshëm pa shumë mundim

Të rrisësh fëmijë të sjellshëm ndonjëherë duket si gjëja më e vështirë në botë. Sidomos në këtë kohë kur të sjellurit mirë bëhet diçka e vështirë edhe për ju si prindër. Ama ka disa mënyra të cilat do t’jua lehtësojnë mësimin e sjelljeve te mira tek fëmijët. Ama duhet të dini se nuk po përpiqemi aspak t’ju mësojmë, po mundohemi t’ju lehtësojmë punë në atë që ju dini të bëni më së miri.

Bëhuni modelë të mire

Nëse ju si prindër nuk reklamoni sjelljen e mirë mos prisni që fëmijët tuaj të bëjnë të kundërtën. Mbani mend që edhe veprimi në dukje më i parëndësishëm memorizohet nga ata, kështu që kontrolloni gjithmonë sjelljet para tyre.

Merrni inisiativën

Mos i joshni fëmijët tuaj me shpërblime në këmbim të sjelljes së mirë. Tregojuni atyre që sjellja e mirë është gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer.

Bisedoni

Flisni me fëmijët tuaj njësoj si me të rriturit. Mos u kushtëzoni aspak nga inteligjenca dhe bagazhi i tyre në rritje.

Përgjigjuni

E mira është të mos i shmangeni asnjë pyetjeje që ata ju bëjnë. Një fëmijë që di çfarë do, ka për t’u bërë një i rritur i përgjegjshëm.