Kerius kërkon falje për gafat në finale: Tani duhet të gjej forcat për të ecur përpara!

Portieri i Liverpulit, Loris Kerius, ishte protagonist absolut për skuadrën e tij në humbjen e finales së Championsit ndaj Realit, duke bërë dy gafa qesharake. Gardiani gjerman nuk i ka mbajtur dot lotët pas ndeshjes, ndërkohë që ka kërkuar falje te tifozët e tij pas përfundimit të takimit.

“Nuk ndihem mirë. Isha unë ai që ia humba ndeshjen skuadrës time dhe ndihem keq për këtë gjë. I kërkoj falje të gjithëve, skuadrës, trajnerit, tifozëve. Gabimet e mia i kushtuan shumë rëndë skuadrës. Nëse do të kisha mundësi do të kthehesha pas në kohë. Ndihem shumë keq, pasi e di që i lashë në baltë në këtyre finale, në këtë ndeshje të madhe. Por kjo është jeta e një portieri, tani duhet të gjej forcat për të ecur përpara”, u shpreh portieri Loris Kerius në intervistën pas ndeshjes për mediat britanike.