Gjyqtari i dhuron Kupën e Shqipërisë Skënderbeut, e para në histori (VIDEO)

Skënderbeu është fituesi i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2017-18. Skuadra korçare ka triumfuar për herë të parë në kompeticion, pasi ka mposhtur mes polemikash Laçin 1-0.

Ndeshja u vendos nga një penalltia e minutës së 67-të. Faulli i mbrojtësit të kurbinasve ishte jashtë zonës ndaj Xhejms. Arbitri Hamitaj fillimisht dha faull në hyrje të zonës, por më pas arbitri pas porte Enea Jorgji i tha se ishte penallti. Sabjen Lilaj goditi saktë nga pika e bardhë duke mposhtur portierin Selmani.

Në fundin e kohës së rregullt Radas u largua me karton të kuq, ndërkohë që disa sekonda më pa Laçi shënoi me Xhixhën, por pozicioni i tij ishte i parregullt. Korçarët në këtë mënyrë më në fund arrijnë të fitojnë një finale, duke e mbyllur sezonin me dy trofe, por polemikat nuk do të përfundojnë në fundin e sfidës /Koha Jonë/