Stresi në protestë: Kam ardhur me 100 çunat e mi për rrëzimin e Ramës

Stresi i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur merr pjesë në protestat e opozitës, pasi edhe në atë të pak muajve më parë iu u pa në radhët e protestuesve.

Arkimed Lushaj u shpreh se ndodhej në protestë sëbashku me 100 mbështetës të tij për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë

“Jam që nga ’95-a me PD-në. Jemi këtu për një kauzë tonën dhe të gjithë shqiptarët e dinë. Sot protestohet jo vetëm për Xhafajn, protestohet kundër Edi Ramës dhe sistemit komunist fashist të Enver Hoxhës. Kam ardh me 100 çunat e mi në këtë protestë për largimin e qeverisë dhe Edi Ramës”, u shpreh Stresi për Report Tv.