Protesta e opozitës, Stresi “fërkohet” me kordonin e policisë

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj i njohur si Stresi njihet për bindjet e tij politike, ndërsa edhe sot ka marrë pjesë në protestën e opozitës kundër qeverisë.

Sipas burimeve mësohet se Stresi ka pasur edhe një përplasje me kordonin e policisë.

Kujtojmë se më herët Arkimed Lushaj u shpreh se ndodhej në protestë bashkë me 100 mbështetës të tij për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë.