Blindohet Tirana, rrethohet kryeministria (FOTO/VIDEO)

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar kryeministrinë dhe ministrinë e Brendshme. Protesta është thirrur nga opozita për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas publikimit të një audio përgjimi ku pretendohet se është i përfshirë edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit. Në këtë protestë janë angazhuar 2500 forca policia, forca të FNSH-së dhe të RENEA-s, 40 automjete, 2 ujëhedhës dhe 2 autoambulanca.

10:33-Me dhjetëra autoblinda të policisë kanë rrethuar Tiranën

Me dhjetëra autoblinda të policisë kanë rrethuar kryeqytetin shqiptar. Policia e Shtetit ka marrë masa të forta për protestën që opozita do të nisë në bulevardin kryesor të Tiranës.

Në sheshin ‘Skënderbej’ dhe në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, ku do të protestojnë qytetarët, policia i ka fshehur automjetet e saj në rrugicat aty pranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndihen të tmerruar për fatin që qytetarët po vërshojnë drejt Tiranës. “Noriega dhe Fatzi Xhafa të tmerruar nga qytetarët që po vërshojnë në protestë, blinojnë Tiranën”, shkruan Berisha.