Salah tregon “idhujt” e tij të fëmijërisë

Salah është një ndër futbollistët më të mirë të këtij sezoni, ku talenti i tij është bërë “viral” në të gjithë botën.

Egjiptianin 25-vjeçar e kanë krahasuar edhe me dy më të mirët e futbollit të kohëve të sotme, Messin dhe Ronaldon, ku “ylli” i Liverpool është shprehur se ndjehej krenar për këtë krahasim.

Një ditë përpara finales së Champions League, Salah ka rrëfyer për UEFA.com edhe idhujt e tij të fëmijërisë.

“Totti, “fenomeni” Ronaldo dhe Zidane. Ata që unë kam adhuruar ishin krejtësisht ndryshe nga të tjerët në mënyrën si luanin futboll”, është shprehur Salah.