Grabitën serverat dhe dosjet e Prokurorisë, në pranga dy të dyshuar

Pas Vjedhjes në Prokurorinë e Durrësit mësohet se janë arrestuar dy përsona si të dyshuar për këtë ngjarje të rendë të ndodhur në qytetin bregdetar.

Një ditë më parë u konstatua vjedhje në institucionin e akuzës ku ishin marrë dosje dhe kompjuteri i nje prokurori si dhe ishte ndërhyrë në serverat për të zhdukur pamjet filmike.

Nuk ka ende të dhëna lidhur me identitetin e tyre.

Dje u regjistrua edhe një procedim penal fill pas nisjes se hetimeve. Organi i akuzës gjatë hetimeve, ka shoqëruar dy rojat e sigurisë që kanë qenë në turn gjatë natës, po ashtu ka shoqëruar dhe sanitaren e cila ka njoftuar për vjedhjen.

Një detaj tjetër që është mësuar, është dhe marrja në pyetje e prokurorit të cilit i kanë grabitur zyrën.