Voltana Ademi “mban” premtimin: Vllazninë e çojmë në Kategorinë e Parë

Voltana Ademi, kryetëarja e Bashkisë Shkodër, duket se e ka “mbajtur” premtimin e bërë në fushatën elektorale, kur kandidonte për këtë post. Ajo bëri një lapsus, duke thënë se klubin e futbollit Vllaznia, do e çonte Akoma më tej, në Kategorinë e Parë.

Ironi e fatit ndoshta, por Voltana e “mbajti” premtimin, pasi tashmë Vllaznia nga sezoni tjetër do të luajë një kategori më poshtë, pikërisht në Kategorinë e Parë.