Protesta e së shtunës, Kryemadhi: Do shporrim Ramën (VIDEO)

E ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se protesta e së shtunës ka për qëllim të shporr nga drejtimi i vendit, kryeministrin Edi Rama.

”Audio-përgjimi ndaj vëllait të Xhafajt dhe materialet e publikuara nga PD-ja, janë thjesht një pretekst për këtë proteste, pasi arsye më e madhe është varfëria që është ulur këmbëkryq në vend falë politikave të kësaj qeverie. Kjo nuk duhet parë si proteste politike por si proteste e qytetareve”.

E pyetur nëse pas protestës, do të ngrihet çadër siç bëri PD-ja vjet, Kryemadhi dha këtë përgjigje: ”Mos u merrni me çadrën. Çadra për mua ishte një gabim taktik që PD i dha shansin Ramës për të qeverisur, dhe që krijoi mundësinë e blerjes së 74 mandateve”.