Lubonja: Pse ambasadori Lu nuk tregon dosjet e të korruptuarve?

Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka fakte të rënda që implikojnë qeveritarët shqiptarë, dosje apo prova që tregojnë sesi krimi i organizuar kontrollon shtetin shqiptar… por pse nuk flet ky njeri?!

Është ky qëndrimi i analistit Fatos Lubonja, në emisionin Studio e Hapur. Lubonja shprehet se pavarësisht fakteve të rënda që ambasadori ka në duar, ai nuk prononcohet.

“Donald Lu ka fakte të rënda, nuk bëhet fjalë për kanabisin por për krimin e organizuar që kontrollon shtetin. Është një person që na fliste për popullin e vuajtur shqiptar, por se shqetëson fakti që ka prova dramatike për Tahirin apo Xhafajn, ku këtu krimi është nga ata që drejtohen. Pse nuk e sheh ai këtë këto dy anë të njëjta të medaljes? Pse kërkoni ju që të na shpëtojnë një ambasador amerikan? Ai ka linjat kryesore, e duhen muxhahedinët, pasi ne i pranuan. Edhe pse Evropa si pranoi as 2 mijë. Ata bëjnë aq sa bëjnë, në momente kulminante ndërhyjnë, por nuk shpresojmë që të ndërhyjnë”, tha Lubonja.