Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli viziton nesër Tiranën. Zbulohet arsyeja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë, ku do të jetë i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, që mbahet në Tiranë.

Përmes një njoftimi për shtyp nga zyra e Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se Veseli do të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit.

“Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë. Gjatë vizitës në Shqipëri, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga krerët e shtetit”, thuhet në këtë njoftim.