Sërisht Prokuroria e Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Persona ende të paidentifikuar kanë bastisur Prokurorinë e Durrësit duke vjedhur materialet në zyrat e prokurorit Afrim Shehu.
Nga Dritan Kaba
Vjedhja e Prokurorisë në Durrës, na dha shpresë! Paska edhe prokurorë që nuk blihen!
I tillë qenka Afrim Shehu. Nuk e njoh fare, për herë të parë e dëgjoj emrin e tij, por di të them që ky prokuror meriton të jetë Prokuror i Përgjithshëm.
Në fillim i vodhën postën sekrete, rast që nuk u zbulua, përkundrazi, u mbulua me shpejtësi. Kuptohet që e spiunuan edhe nga prokuroria e Përgjithshme, por edhe nga “kolegët” e Durrësit ose ish-shefat e tij.
Kjo nuk mjaftoi.
I vodhën zyrën. Gjë që tregon se Afrimi, të dhënat e dosjeve nuk i nxirrte në pazar, por as i ndante me ata që i spiunuan dhe fshehën grabitjen e postës dhe mundësuan vjedhjen e zyrës.
InshAllah nuk e kap Vetting-u, për ta hequr qafe atë dhe për t’i çuar dosjet në dorën e ndonjë “kolegu” tjetër.
Aferim, realisht, Afrim!