Shehi: Ramës po i çmontohet pushteti

Deputeti opozitar Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, deklaron se kryeministri Rama reagon me kokëfortësi, pasi po i çmontohet pushteti.

“Rama që do iki, do iki, është e sigurt. Zt. Rama i bie rybja tashti, po i çmontohet pushteti dhe me kokëfortësi kundërshton; të ma heqin ata. Jo do ta heqë unë. Kjo është e gjithë formula. Por kjo është formula e kokëfortësisë në kurriz të institucionit”- tha Shehi.

Kreu i LZHK-së thotë se ikja e vëllait të ministrit të Brendshëm në Itali nuk ka ndodhur asnjëherë në ndonjë shtet dhe kjo është më e rëndë se video-përgjimi.

“Kjo puna e filmimi ka dalë në dorë të dytë. Vëllai i ministrit u nis me këmbët e veta për të hyrë në burg. Ç’duhet filmimi. Ai e pranoi vetë që ishte i dënuar. I hipi avionit me këmbët e veta. Ndodhi një gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, shkon një shqiptar për të bërë burg. Ka ndodhur një sinjal puro mafioze. Omertaja. Kjo është skema e Palermos. Kjo është e frikshme. Omerta do të thotë mbyll gojën. Gruan tate, fëmijët tuaj i ruajmë ne, bizneset tuaja i ruajmë ne, ti shko e bëj burg. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në ndonjë shtet. Vëllai u nis me avion për të shkuar në Romë, i vëllai i tjetër i hipi avionit dhe shkoi në Holandë me ndalu drogën. Kjo nuk vlen. Ky zotëri mund të jetë nëpunës i mirë. Është në pamundësi për të ushtruar postin e vet publik. Moralisht nuk mund të përfaqësojë karrigen e ministrit”- u shpreh Dashamir Shehi.