Djali nga Jeruzalemi fton Presidentin Trump për iftar (VIDEO)

Është bërë viral në rrjete sociale, mesazhi i një djaloshi për udhëheqësit botërorë. Për muajin e shenjtë të Ramazanit, është bërë një reklamë e cila është transmetuar nga një kompani telefonike të Kuvajtit. Liderët botëror që janë zgjedhur për këtë janë: Donald Trump, Vladimir Putin, Kim Jong Un, Angela Merkel, Justin Trudeau dhe Antonio Guterres.

Aty tregohet një djalë i vogël që i afrohet presidentit Trump dhe i uron Ramazanin duke e ftuar në shtëpinë e rrënuar në Jeruzalem që të hajnë iftar së bashku, vakt për personat që agjërojnë. Më pas tregohet presidenti Putin duke ngrënë në tryezën e një familje siriane. Është bërë kjo zgjedhje pas bombardimeve të shumta që ka bërë Rusia ndaj Sirisë.

Një skenë tjetër tregon anijet që mbartin refugjatë për të kapërcyer në brigjet e Evropës, që e konsiderojnë si “toka e ëndrrave”, ku i pret Merkel. Më pas flet me liderin Kim Jong Un duke i thënë se dëgjon bomba sa herë mbyll sytë dhe imagjinon krevatin e tij duke u djegur. Në fund i lutet të gjithëve që të respektojnë popullin e Jeruzalemit pasi ata nuk mund të ngrejnë zërin.