Shkolla e fshatit Selbë në Dajt me çati të re, kushte më të mira për nxënësit

Vogëlushët e fshatit Selbë në Njësinë Administrative të Dajtit do të kenë kushte më të mira për të mësuar, pa patur rëndësi nëse moti do të jetë me reshje apo me diell. Bashkia e Tiranës i është përgjigjur një shqetësimi të banorëve të zonës dhe ka nisur rikonstruksionin e plotë të çatisë në shkollën 9- vjeçare “Qemal Lika” të këtij fshati, çka do t’i japë fund problematikës me lagështirën që vinte nga tavani.
thumbnail_shkolla5
Punimet kanë përfshirë heqjen së pari të çatisë ekzistuese e cila ishte amortizuar totalisht dhe me rikonstruksionin e tarracës dhe do të vijojnë me vendosjen e një çatie krejt të re. Natyrisht që në shtator kur fëmijët të rikthehen në bankat e mësimit, shkolla do jetë gati me një çati të re, por edhe me kushte më të mira mësimore.
shkolla
Ndërkohë që në shtator pritet të nisë mësimi edhe në shkollën e re “Kosova”, punimet e së cilës janë drejt fundit. Në këto tre vite Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të madhe fëmijëve dhe të rinjve, ku pas rikonstruksionit të të gjitha çerdheve dhe kopshteve, ka vijuar punën për rikonstruksionin dhe rindërtimin e shkollave për t’i dhënë zgjidhje edhe problemit të mësimit me dy turne.
shkolla1