Manjani-Ramës: Pse s’arrestohet ai zyrtari i PD për kokainën? Të është tharë pështyma!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News sfidoi publikisht kryeministrin Rama duke e pyetur se pse nuk arrestohet zyrtari i Partisë Demokratike, ku sipas socialistëve është i përfshirë në trafikun e 613 kg kokainë.

“Po tentoj t’i besoj kryeministrit. Kam një pyetje: Pse nuk e arreston atë opozitarin sonte? Ka çuar një furgon me policë dhe ka arrestuar Kastriot Myftarajn për një status në Facebook. Erdhi informacioni për drogë të gjurmon deri në pikën e fundit. Të zbulon gjithë rrjetin. Kapja e 613 kg është puna më jo profesionale e bërë ndonjëherë nga policia e shtetit sepse kjo më ngjan me ata gomerët e mallrave kontrabandë në Maqedoni. Çfarë ndodhte? Gomerët e kishin mësuar rrugën dhe policët nuk kishin çfarë bënin, arrestonin gomerët. Kështu është edhe kjo punë. Është kapur malli. Kanë kapur edhe një shofer. Një polici profesionale, një kryeministër që është i përgjegjshëm dhe i ka të gjitha në dorë, policinë, SHISH, prokurorinë. Që dje deri sot duhet të ishte arrestuar opozitari”- tha Manjani.

“Audio-përgjimi i Xhafajt, Sulmi ndaj gazetarit gati mafioze”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se sulmi ndaj gazetarit që përgjoi vëllain e ministrit të Brendshëm, është gati mafioz.

“Gazetari nuk ka bërë asnjë shkelje, nuk ka shkelur asnjë ligj. Pentitot çfarë janë? Shkohet në prokurori dhe zbulohet rast pas rasti. I gjithë sulmi ndaj gazetarit, është i ndyrë, një sulm gati gati mafioz. Nuk është çështja media gazetari dhe qeveria, qeverisemi nga një njeri që urren çdo njeri që flet. Kemi një njeri që është i sëmurë nga fjala e lirë. Unë jam shkarkuar nga detyra se kam folur”- theksoi Ylli Manjani.

“Ekspertimi i audio-përgjimit të Xhafajt, Mashtrim publik i Ramës!”