Gjonaj: Reforma në drejtësi, një nga mjetet më efektive për të luftuar krimin

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndodhen në Holandë për një vizitë pune. Në ditën e parë të kësaj vizite, ata u pritën në një takim të veçantë nga Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e njohu Kryetarin e Bashkisë së Roterdamit me punën e madhe që ka kryer Shqipëria në reformimin e sistemit të drejtësisë, si një nga mjetet më efektive për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar dhe trafikimin.

Gjithashtu, Ministrja, në vijim edhe të vizitës së Aboutaleb në Tiranë, nëntorin e kaluar, e informoi atë mbi ecurinë e procesit të Vettingut dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, si një nga reformat më të mëdha që ka ndërmarrë qeveria Shqiptare, me qëllim ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe eficent.

Në këtë takim mori pjesë, po ashtu, edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.