Aksident në Fier, makina përplas për vdekje kalimtaren (Emri)

Një 51-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Mësohet se gruaja po kalonte rrugën në Sheq të Madh, në momentin kur është përplasur nga një automjet.

E aksidentuara, Lindita Kola, është dërguar menjëherë për të spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 25-vjeçarin Hysen Shehu.