“Xhafaj”, Rama: Audiopërgjimi s’është i vërtetë, por i sajuar nga opozita

Kryeministri  Edi Rama në një intervistë për “ABC News” është shprehur se pavarësisht gjithë situatës aktuale të Fatmir Xhafës dhe akuzat për të vëllanë, ai ka një vlerësim shumë pozitiv për punën e tij si ministër dhe se beson dhe është i bindur që audiopërgjimi dhe akuzat për “çështjen Xhafaj” janë të sajuar nga opozita.

“Nëse pretendimi për audiopërgjimin është i vërtetë në këtë rast pozicioni im do rishikohet dhe rivlerësohet, por nëse prokuroria nxjerr, bazuar në një mbështetje shkencore, thotë që kemi të bëjmë me një falsifikim, atëherë jemi në kushtet e një strukture kriminale”- u shpreh Rama.