Një klerik pedofil në Fier, denoncimi i gazetarit: Nëna e të miturit shkoi te Janullatos

Gazetari Alfons Zeneli ka denoncuar një ngjarje të rëndë në Fier, ndërsa thekson se një klerik pedofil është bërë pjesë e KOASh-it.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ gazetari thekson se nëna e djalit të abuzuar kishte denoncuar ngjarjen tek kryepeshkopi Anastas Janullatos, por sipas tij ky i fundit nuk kishte bërë asgjë.

“Iu bej thirrje ortodoksve shqiptare qe t`i abandonojne kishat e Janullatosit. T`i abandonojne djajte e veshur me veladon. Me mire djepi bosh se shejtani brenda. Vetem keshtu mund te shpetohet nderi i ortodoksise shqiptare e cila eshte avangarde namndritur e atdhedashurise, dijes dhe besimit te vertete ne Zot”, shkruan gazetari.