Lojtari risi në listën e Christian Panucci-t, ja kush është Egzon Binaku

STOCKHOLM, SWEDEN - MAY 16: Egzon Binaku of Malmo FF during warm up ahead of the Allsvenskan match between Hammarby IF and Malmo FF at Tele2 Arena on May 16, 2018 in Stockholm, Sweden. (Photo by Nils Petter Nilsson/Getty Images)

Trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci ka bërë publik listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy miqësoret, atë me Kosovën dhe Ukrainën.

Në këtë listë nuk munguan rikthimet, ku mund të përmendim Armando Vajushi dhe Rey Manaj. Gjithsesi në këto dy miqësore ka dhe dy prurje të reja, Sindrit Guri dhe Egzon Binaku. Me të parin që e njohim të gjithë pasi udhëheqi sulmin e Kukësit drejt vendit të dytë, Binaku është pak i njohur ose thuajse aspak nga opinion spotiv shqiptar. Po kush është Egzon Binaku

Egzon Binaku është padyshim një risi e këndshme në listën e Panucci-t. Ai është një futbollist që ka provuar të veshë edhe fanellën e kombëtares U-21 të Suedisë, por që ka vendosur të marrë pasaportën shqiptare dhe të bëhet pjesë e kuqezinjve.

Kemi të bëjmë me një lojtar difensiv, që luan në krahun e majtë, si rol natyral, por ka provuar të bëjë edhe mbrojtësin e djathtë për nevoja të trajnerit. Ai ka lindur më 27 gusht 1995, është 22 vjeç. Luan tek klubi e Malmö FF dhe është një titullar thujse fiks në formacionin e skuadrës suedeze.

Djaloshi me origjinë nga Kosova ka bërë debutimin e tij në “Allsvenskan” në ndeshjen kundër Halmstads BK, më 4 maj 2015. Ai ka luajtur edhe dy ndeshje me Suedia U-21, ndërsa ka qenë pjesë edhe e kombëtares së 19-vjeçarëve të këtij vendi skandinav.

 

Kujtojmë se deri tani, “Allsvenskan” ka luajtur 10 javë nga sezoni i ri futbollistik. Më pare, mbrojtësi në fjalë ka qenë pjesë e BK Häcken dhe IFK Åmål, po në Suedi.