Çifti i prokurorëve, prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë

Pas vendimit të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku për të pezulluar çifitin e prokurorëve, Rovenva Gashi dhe Dritan Gina, prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompentencën për hetimet. Ata janë të pandehur pasi akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Prokuroria e Durrësit ka çuar çështjet për hetim në organin e akuzës në Fier. Kjo pasi çifti pretendon se hetimi po bëhet për hakmarrje personale, duke pretenduar se Anita Jella, kryeprokurore e Durrësit është shoqe e kryeprokurores Arta Marku.

Më 14 maj kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i pezulloi nga detyra Ginën dhe Gashin deri në përfundim të hetimeve.