Kërcim në tub dhe skena të nxehta, plas sherri në “Dancing with the Stars”

Mbrëmja e djeshme e spekataklit të kërcimit “Dancing with the Stars”, ka sjellë një natë të ndezur që ka gjeneruar komente të shumta.

Konkurrentët kishin ndërruar partnerët e tyre për të sjellë kërcime nga më të ndryshmet dhe nga kjo ishin bërë bashkë gjithashtu Aulona Musta dhe Isida Mollaymeri.

Vajzat i lanë të gjithë gojë hapur duke kërcyer fillimisht tek tubi e më pas kërcimi vazhdoi me poza super seksi deri te sparkata.

Me mbarimin e kësaj performance plasi sherri pasi Aulona u shpreh e pakënaqur që anëtari i jurisë, Alfred Kaçinari nuk e ka vlerësuar kurrë me 10.

Ajo tha se e meriton 10-ën dhe tregoi që kur shkon në shtëpi i sheh kërcimet me detaje, por nuk gjen gabime.

Nga ana tjetër, debati vazhdoi me Julian Dedën. i cili i tha Aulonës se nuk do ta vlerësojë me notë të mirë sot sepse ai është kundër këtij kërcimi sensual midis dy femrave.