Frankfurti mund Bajernin në finalen e Kupës, super Rebiç (VIDEO)

Eintrati i Frankfurtit është fituesi i Kupës së Gjermanisë në edicionin e 75-të. Niko Kovaç e ka mbyllur në mënyrën më të mirë aventurën te skuadra modeste duke mposhtur skuadrën e tij të ardhshme, Bajernin në shifrat 3-1.

Frankfurti kaloi në avantazh në minutën e 10-të me golin e shënuar nga kroati Ante Rebiç. Në fillimin e pjesës së dytë, Bajerni arriti të barazojë me golin e 42-të sezonal të Robert Levandovski, i ndihmuar dhe nga një devijim i mbrojtjes mike.

Në kohën shtesë, Frankfurt gjeti edhe golin e tretë me portën e boshatisur, teksa Mijat Gaçinoviç shënoi pas dalje të Ulraih pas një dalje të tij në sulm.