Sindrit Guri firmos kontratën dhe prezantohet në klubin e ri në Belgjikë (FOTO LAJM)

Sindrit Guri tashmë është zyrtarisht lojtari i klubit të Oostendes. Pas vizitave mjekësore gjatë ditës së djeshme, ish-sulmuesi i Kukësit sot ka hedhur firmën në konratën e re në Belgjikë.

Ai tashmë do të ndjek karrierën e tij jashtë vendit, ndërsa talenti dhe përgatitjet e tij sportive kanë joshur shumë ekipe.

Klubi i Kukësit do të përfitojë 710 mijë euro nga shitja e sulmuesit shkodran, ndërsa kostoja totale e klubit belg për të marrë shërbimet e Gurit është mbi 1 milion euro. Shkodrani pas firmës, ka pozuar me fanellën e re, por ende nuk ka zbuluar numrin që do të mbajë mbi shpinë.